Video/ Oqeani ‘Merr flakë’, pamjet e pabesueshme në Gjirin e Meksikës


Rrjedhja e gazit në një tubacion nënujor të premten ndezi oqeanin, por edhe internetin. 


Video e flakëve në mes të ujit u bë menjëherë virale në rrjet, disa e quajtën “syri i zjarrtë”, si të ishte një skenë nga filmi i “Lord of the Rings”.


Sipas Pemex, kompanisë meksikane të karburanteve, rrjedhja e gazit ndodhi të premten në mëngjes, ndërsa pas ndërhyrjes me varka zjarrfikëse për 5 orë rresht, flakët janë shuar plotësisht.