Video/ Lulzim Basha sulmohet me vezë në qendër të Tiranës

Disa protestues demokratë e pritën Lulzim Bashën sot me vezë, pankarta dhe thirrje “Basha ik!”. 

Në momentin që Basha mbërriti për një takim, në një lokal pranë RTSH-së, protestuesit hodhën vezë në drejtim të tij. Mes protestuesve mësohet se ishin të rinj dhe gra, që protestuan në 8 janar para selisë së PD. 

Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo bëri një postim në lidhje me këtë ngjarje.

“Çfarë mbjell, do të korrësh…

Lulzim Brava do të pritet gjithnjë me protesta nga demokratët, të cilët i dhunoi e i helmoi me gaz vetëm se donin të hynin në shtëpinë e tyre,” shkruan ajo, duke postuar pamjet e protestës.