VIDEO/ Kavaja zbukurohet për festat, Krali ndez pemën mes fëmijëve: Po mbyllim një vit të vështirë, 2021 Qoftë i bardhë për të gjithë

Nën një atmosferë festive Kavaja ka ndezur sot dritat zbukuruese  me rastin e festave të fund vitit. 

Në mënyrë simbolike Kryetari i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali ka ndezur dritat e pemës së krishtlindjeve.

Në mesin e fëmijëve dhe përpara qytetarëve të mbledhur për të festuar kryebashkiaku Krali ka thënë se jemi duke mbyllur një vit të vështirë si 2020 ndërsa krahëhapur po e presim 2021. Uroj dhe shpresoj që viti i ri të jetë një vit i bardhë dhe më i mirë për të familjet tona. 

Pas dritat ndriçuan pemën dhe qytetin fëmijët ishin ata që u lumturuan më shumë pasi morën dhuratat.

Dekoret dhe zbukurimet me drita shumëngjyrshe janë vendosur në qendër dhe rrugët kryesore të Kavajës.

Video https://fb.watch/2nepLuClQX/