Video/ Egnatia mund 2-0 Skënderbeun, gjithçka ndodhi në Rrogozhinë

Egnatia ka arritur një fitore me “aromë” mbijetese, teksa kanë mposhtur në stadiumin “Arena Egnatia” skuadrën e Skënderbeut me rezultatin 2-0, ku dy brazilianë i kanë dhënë tre pikë të arta skuadrës së Zekerija Ramadanit. 

Goli i parë u realizua me autor Pedro Auguston në minutën e 15′, ku pas goditjes së Ilirid Ademit dhe grushtimit të Rexhepit, ishte sulmuesi brazilian i rrogozhinasve, i cili ka përfituar duke shënuar golin e parë të takimit.

Pjesa e dytë nisi vakët pa shumë raste, por goli i dytë dhe i vulosjes së duelit për mbijetesë ishte nga një aksion model i Egnatias me Xhekson, i cili mjaft bukur ka goditur në portë dhe topi përfundon në shtyllë dhe në rrjetë.

Ky sukses e ngjit Egnatian në vendin e 7-të në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Skënderbeu renditet në vendin e 9-të me 16 pikë.

FT  | EGNATIA 2-0 SKËNDERBEU

Pedro Augusto 15′, Xhekson 75′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt, Orlando Kuka ka akorduar 3 minuta shtesë!

83′ Egnatia kryen sërish lëvizje teksa lë fushën e blertë Ilirid Ademi për t’i bërë vend Ndriçim Shtubinës.

79′ Egnatia kryen dy zëvendësime ku largohen autori i golit të parë Pedro Augusto dhe Durasnki për Artur Maganin dhe Ildian Shytin.

76′ GOOOOL EGNATIA 2-0! Xhekson ka dyfishuar rezultatin pas një aksioni model me kombinime, rrogozhinasit po vulosin deri tani këtë takim me autor Xheksonin, i cili ka goditur dhe topin përfundoi në shtyllë dhe në rrjetë.

74′ Aksion perfekt i Egnatias me kombinime mes Pedro Augustos dhe Xhekson, Pedro me një rast të shkëlqyer para porte ka humbur shansin e artë të dyfishimit të rezultatit.

70′ Skënderbeu kryen dy zëvendësime teksa largohen Kosta Vangjeli dhe Belajdi Pusi për Ramin Ali dhe Ardit Nikajn.

68′ Vjen zëvendësimi i parë për Egnatian, teksa largohet Skerdilajd Levendi i dëmtuar për t’i bërë vend Franc Ymeralilajt.

62′ “Shkëndija” e parë në 45 minutat e dyta vjen nga Ilirid Ademi, i cili ka goditur portën, por topi përfundon sipër traversës.

60′ Lojë e vakët, pa asnjë rast të rrezikshën në fraksionin e dytë të lojës teksa skuadrat po mundohen që të gjejnë hapësira për shënim.

57′ Agbekpornu ndëshkohet me karton të verdhë pasi ka ndaluar një aksion premtues të Alfred Mensah.

52′ Pusi godet lehtë me kokë, por Bruno Puja e ka pritur pa ndonjë vështirësi.

46′ Uerdi Mara ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar në dëm të kundërshtarit.

46′ Nis pjesa e dytë! Topin e parë e shkelmon të fraksionit të dytë të lojës e nis Egnatia.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45+1′ Ilir Allmuçka ka mbetur i dëmtuar dhe stafi mjekësor janë futur në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë kapitenit të Egnatias, i cili ngrihet dhe nuk ka asgjë serioze.

45′ Arbitri i katërt, Orlando Kuka ka akorduar 1 minutë shtesë!

40′ Allmuça provon me një goditje nga jashtë zonës, por topi ishte i lehtë dhe përfundon jashtë.

32′ Elvi Berisha humbet një shans për gol teksa driblon dy lojtarë, por topi përfundon shumë larg portës.

31′ Kosta Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli taktik dhe humbet ndeshjen e ardhshme ndaj Vllaznisë pasi ka plotësuar numrat e kartonëve.

27′ Kridens Meta nuk fal ndëshkon me karton të kuq zv.trajnerin e Skënderbeut, Gentian Liçin për shkak protestash.

25′ Dajan Shehi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në dëm të Xheksonit.

24′ Mbrojtja e Egnatias mbyll një rast që Mensah mund të ishte i rrezikshëm ku gjendej i vetëm me Pujën, por mbrojtja e rrogozhinasve tregohet e saktë duke neutralizuar atë aksion për korçarët.

15′ GOOOOL EGNATIA 1-0! Zhbllokohet sfida e mbijetesës, Pedro Augusto kalon në avantazh skuadrën rrogozhinase pas një goditje të Ilirid Ademit dhe Rexhepi grushton, por aty ishte sulmuesi brazilian, i cili e godet mjaft mirë dhe shënon 1-0.

13′ Sfida ka nisur zjarr ku të dyja ekipet po shkaktojnë shumë ndërhyrje, së fundmi Dajan Shehi në dëm të Xhekson.

9′ Egnatia rrezikshëm në një kundërsulm, por mbrojtja e korçarëve ka mbyllur gjithçka.

3′ Skënderbeu jep “shkëndijën” e parë teksa Elvi Berisha nuk ka përfituar nga një super pasim i Mensah dhe ai top i goditur devijohet nga mbrojtësi i rrogozhinasve.

1′ Starton sfida! Topin e parë të takimit e shkelmon Skënderbeu.

FORMACIONET ZYRTARE –

EGNATIA – Puja; Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Agbekpornu, Duranski, Lila, Xhekson, Levendi; Ademi, Pedro Augusto.Trajner: Zekerija Ramadani.

SKËNDERBEU – Rexhepi; Frashëri, Shehi, Vitija, Bajrami, Zguro; Berisha, Mara, Vangjeli; Pusi, Mensah. Trajner: Migen Memelli.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Kridens Meta (Tiranë)

Asistent i parë – Emigers Ganxhi (Elbasan)

Asistent i dytë – Feliks Korreshi (Tiranë)

Arbitër i katërt – Orlando Kuka (Tiranë)

VAR – Kreshnik Bajramaj (Tiranë)

AVAR – Mario Shazivari (Tiranë)

274061620_706820376978649_4525255439379344502_n