Azgan Mërnica, autori i vrasjes së policit Novurz Cenaila u vetëdorëzua në polici mesnatën e 15 majit, pas negociatave të RENEA-s me familjarët.
SYRI sjell një video të re nga momenti kur 23-vjeçari Mërnica hipën në makinë për t’u vetëdorëzuar.
Në video ai shfaqet shumë i qetë, madje edhe i buzëqeshur. Janë vetë familjarët që e kanë dorëzuar në polici pas negociatave me një makinë civile ngjyrë blu.
Në videon e re, familjarët dëgjohen teksa i thonë Azgan Mërnicës “po të luajti njeri atje…”.
Ndërkohë, shoferi i makinës thotë se “është në besën time”.
Në video po ashtu dëgjohet edhe tezja e 23-vjeçarit teksa thotë “rrugë të mbarë, Zotin para”.