Venera Beka është talentja e radhës me origjinë nga Kavaja që po shkëlqen në Itali.
Beka, 17 vjeçe aktualisht është pjesë e ekipit Femrave të Milanit U19 dhe Kombëtares Italiane U19.
E vlerësuar për talentin e saj, Venera Beka, luan si portiere tek ekipi kuqezi në Seria A, dy vite më të madhe se mosha e saj si dhe Kombëtarja Italiane e Femrave U19 si portiere e tretë.
Paraqitjet me Milanin të Venerës janë vlerësuar gjithashtu edhe nga shtypi sportiv italian që e cilëson si një nga portieret me shumë të ardhme në vendin ku prindërit e saj emigruan 30 vite më parë, në 1991.
Talentet nga Kavaja në sportin e Futbollit në Diasporë, veçanërisht janë të shumta dhe sigurisht ata janë ambasadorët më të Mirë të qytetit tonë me tradita e futbolldashës.
Stafi i Kavaja.Net i uron suksese dhe rezultate sa më të mira në karierën e saj.