KAS vendosi të rrezgjistrojë grupin e Alibeaj si parti demokratike në zgjedhjet vendore të 14 Majit, me kushtin që të dorëzojë deklaratën solemne me firmën e tij pranë KQZ.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit lidhur me vendimin KAS që detyroi KQZ-në të regjistrojë PD-në në zgjedhjet e 14 majit.
Alibeaj shkruan se vonesa gati dy javore për këtë proces, me autor kryekomisionerit Celibashi është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër.
Alibeaj: Vendimi i sotëm i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vonesa gati dy javore për këtë proces, me autor kryekomisioneri Celibashi është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër në institucionet e pavarura kushtetuese.
Me këtë rast, edhe njëherë ftojmë të gjithë kandidatët demokratë, pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale. Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrëveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës.
Ndërkohë, Gazment Bardhi shkruan se Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit dhe se Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD-në.
Bardhi: Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cenuar rëndë zgjedhjet!