Policia ka shkuar të arrestojë në shtëpi ish-kryeprokurorin Adriatik Lallën. Sot Llalla u dënua nga Apeli i GJKKO me dy vite burg dhe konfiskim të pasurive, lënie në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë.
Uniformat blu kanë hapur derën e banesës në Tiranë e cila fillimisht ishte e mbyllur.
Edhe pse Policia ka shkuar në banesën e Llallës, ky i fundit rezulton të jetë larguar jashtë Shqipërisë javët e fundit për në Turqi.
Ish-kryeprokurori Llalla akuzohej për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë teksa bëhet i pari zyrtar i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në Drejtësi.