Drejtuesi politik i PS për Vorën dhe Rrogozhinën, Erion Veliaj tha se rezultati i të majtës në Vorë, ku fitoi Blerim Sheraj u shpall kryebashkiaku i ri, tregoi se nuk ka më bastione të partive politike. Në një dalje publike për mediat, Velija tha se tashmë ata do t’i përvishen punës. Po ashtu ai theksoi se gjuha përçarëse mes politikës nuk është e mirë.
“Duke filluar nga dita e nesërme t’i përvishemi punës. se ata sherrin e bëjnë në tiranë, dhe pushimet në Lalz. Do vazhdojmë me shkollat e reja dhe kryeministri e ka merak hekurudhën, pavarësisht se ky është një mandat i shkurtet. Ju jap fjalën e nderit do bëjmë çmos që të bëjmë gjithçka për Vorën. Jorida nuk është armikja ime, partitë e tjera nuk janë armike. Do të duhet të bashkëjetojmë, pasi duhet të garojmë me ide dhe jo tu flasim njerëzve me gjuihë përçarëse. Përveç Vorës, mbuloj dhe Rrogozhinën. Një fitore e tillë më bën entuziast. Këto na dhanë një mesazh se nuk ka më bastion, dhe zona, por votën duhet ta meritosh. Ishte befasues rezultati në Vorë. Fushata ka pasur efektin e vetë. Ka qenë një mënyrë se si kemi kërkuar ndjesë. pasi populli i Vorës nuk na e dha atë besim. Populli i Vorës është heterogjen. Kemi dhe zonën e Domjes, Bërxullën, që i kemi dhënë përparësi. Nuk na ka çeduar rezultati, por në disa bastione të djathta, jemi përmirësuar. Tani njerëzit nuk janë më hermetik, por janë bërë më pragmatik, realist. S’jam këtu që të bëjmë llogarinë e të tjerëve, por tonën. Kjo është fitore 70% në Vorë, për herë të parë kemi votues shumë të rinj. Ata thanë; s’jemi bastion i askujt.”, tha Veliaj. Po ashtu ai tha se kishin pritshmëri për bashkinë e Rrogozhinës, duke shtuar se PS do të ketë një rezultat pozitiv.
“Besoj se do të kemi rezultat pozitiv dhe në Rrogozhinë. Kur e kam ndjekur politikën nga jashtë më është dukur e shëmtuar bërtitja për fitore. Parashikimin e kemi për rezultat pozitiv. Ambicia e skuadrës tonë ka qenë që të kemi një rezultat më të mirë përballë dy rivalëve. Kjo nuk është çështje përçarjes. Ne nuk përfitojmë nga ndarja e PD, por ne përfitojmë se kemi tjetër filozofi”, pohoi ai.