Vdes drejtori i pyjores, e zuri poshtë makina me dru

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në afërsi të fshatit Dushar të Njësisë Administrative Lozhan, në Maliq.

Një kamion tip IFA, i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga, duke u përmbysur, dhe për pasojë ka zënë poshtë një person, i cili ka ndërruar jetë.

Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë janë duke shkuar në vendngjarje. Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qenë i shoqëruar me 4 persona të tjerë, për të cilët ende nuk ka informacion.