Më 31 gusht pranë shtëpisë së saj në San Pelino, qytezë e Avezzano në Abruzzo të Italisë, humbi jetën vogëlushja 12-vjeçare Alesia Prendi.
Shqiptarja po luante me shilarëse kur struktura e drunjve u shemb papritur duke e zënë poshtë të voglën dhe duke i marrë jetën.
Ndërkohë. mediat italiane kanë intervistuar prindërit e vajzës së ndjerë të cilët nuk besojnë ngjarjen dhe kërkojnë të zbardhet e vërteta.
Pas ngjarjes, qirinjtë dhe lulet janë vendosur në këmbët e rrapit, ku humbi jetën vogëlushja.
Babai i 12-vjeçares ka hedhur dyshime për gjatësinë e lakut me pozicionin e trupit që prek tokën si dhe çuditet pasi nëna, pavarësisht se ishte afër dhe e kishte parë disa minuta më parë, nuk ka dëgjuar asgjë, asnjë ulërimë nga vajza.