Vdekja e të riut në Komisariatin e Kavajës, i riu ishte denoncuar para një muaji për vjedhje. Çfarë zbuluan shenjat e gishtërinjve (Detajet)

 Mësohen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Komisariatin e Policisë në Kavajë.

Duke iu referuar burimeve nga Prokuroria, bëhet e ditur se 31-vjeçari Ilvi Meta ishte denoncuar para 1 muaji për vjedhjen e një banese.

Policia e kishte çuar denoncimin në Prokurori pasi në banesën e vjedhur është gjetur një shenjë gishti. Pas analizave të kryera, ka rezultuar se shenja e gishtit i përkiste të riut.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa ky organ e ka pranuar këtë kërkesë. Policia më pas, e ka gjetur dhe e ka shoqëruar të riun në komisariat, ku dhe dyshohet se u vetëvra me lidhëset e këpucëve.