Vdekja e dyshimtë e Ilvi Meta në Komisariatin e Kavajës, arrestohen 3 punonjësit e policisë

Mbrëmjen e 4 majit 2022 shoqëria shqiptare u përball me një lajm tragjik. Ishte pikërisht vetëvarja e një 31-vjeçari në ambientet e Komisariatit të Kavajës. 

I ndjeri Ilvi Meta arrestuar ditën e mërkurë rreth orës 12:00 me akuzën për vjedhje vari veten në qeli vetëm 6 orë pas shoqërimit nga ana e policisë.

Ai akuzohej për një vjedhje të ndodhur në datën 2 prill në një banesë në Kavajë, për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash, teksa i ati i Ilvit hedh akuza të forta ndaj policisë. 

Ndërkohë pas ngjarjes, 3 punonjës të policisë së Kavajës janë vënë në pranga. Policët e arrestuar janë Bexhet Berberi, me detyrë inspektor, Rushit Kola, me detyrë inspektor, Petrit Brahimaj, me detyrë nën komisar, prej të cilëve Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje tek dhoma e paraburgimit.