Vdekja e katër turistëve rusë që ka ndodhur në tetor të 2021 në një hotel në Qerret të Kavajës akoma është një mister, sipas profesorit të Kriminologjisë, Ervin Karamuço tashmë pas 5 muajsh nga hetimet kanë dalë në dritë disa fakte që ato mund të jenë vrarë nga substanca nervore.
I ftuar në studion e ABC Live, Karamuço është shprehur se një ndër shkaqet kryesore që çoi në humbjen e jetës së familjes ruse në vendin tonë, është se kryefamiljari rus Sergei Burenkova, ka qenë kolonel në ushtrinë ruse dhe ka qenë pjesë e dy luftërave ndaj Çeçenisë, ku janë kryer krime të rënda ndaj njerëzimit.
Profesori i kriminalistikës është shprehur ndër të tjera se informacionet që ai ka pasur mund të jenë dhe shkak që vetë shërbimet sekrete ruse ta kenë gjurmuar dhe vrarë.
Video https://youtu.be/usMQZKztDFY
Ai tha se mes të dyshuarve kryesorë mund të jetë ndonjë prej shoqeruesve të familjes ruse, pasi ata udhëtonin në një grup prej 12 vetash dhe sot aktualisht tre prej tyre janë nën hetim.
“Për gjashtë muaj ne nuk folëm por megjithatë kanë dalë në pah disa dokumente. Një prej pjesëtarëve ishte Kolonel deri në vitin 2016 në ushtrinë Federatës së Rusisë që merrte pjesë në disa misione ushtarake, siç ishte ai në Çeçeni. Kjo e bën atë një person shumë problematik dhe është e çuditshme sesi është futur në vendin tonë. Ai kishte shkuar në Maqedoni dhe mbase mund të ishte me një mision sekret. Ne nuk e dimë nëse kishte informacione me shumë. Rusia mbase kishte si qellim qe te zgjidhte dy vende të NATO-s, siç ishte Maqedonia e Veriut ku ato kishin udhetuar dhe sëfundmi Shqiperia ku dhe u bë vrasje e turisteve. Nga ana e institucioneve shqiptare kjo situatë është menaxhuar në mënyrë të kujdesshme. Janë elementë helmues që nëse ti i përzien dhe i fut në një aparaturë të posaçme, rrisin efektin e tyre dhe janë shkatërruese për shëndetin. Bëhet fjalë për elementë që mund të transportohen me anë të një shisheje parfumi për shembull.
Hetimi është bërë me protokolle të zakonshme dhe nuk janë hetuar sendet personale të grupit pasi mes tyre mund të gjendej diçka. Autorët mund t’i kenë zhdukur provat pas largimit. Në Shqipëri kanë ardhur një grup prej 12 personash dhe tre prej tyre vijojnë të jenë nën hetim. Ngjarja ka ndodhur me 15 tetor ndërsa me datë 18 tetor Rusia ka shpallur tërheqjen nga përfaqësia e saj në NATO. Këto janë reaksione që ndodhin zinxhir. Kam dyshimet e mia se mund të jetë inskenuar një plan për të gjetur pretekst, jo vetëm në godinën e NATO-s, por edhe në vendet anëtare në NATO si një mënyrë për ta kthyer në një konflikt më shumë se diplomatik”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Karamuço u shpreh se fillimisht nga ana e autoriteteve ruse është mohuar se ai ishte një kolonel i ushtrisë ruse vite më parë.
“Për shkak të strategjisë ruse që po ndjek vitet e fundit, duhet pasur parasysh edhe zgjedhja e vendit të vrasjes së këtij koloneli, në një vend anëtarë në NATO-s, siç është Shqipëria. Deri më tani nuk dimë asgjë nga hetimet dhe të dhënat që zotërojnë autoritetet ruse, por sipas Karamuços institucionet shqiptare kanë arritur që ta menaxhojnë më së miri deri më tani hetimin për këtë ngjarje“.
“Ambasadori rus e mohoi zyrtarisht faktin që viktima ka qenë kolonel ushtrie dhe tha se nuk ka mbajtur asnjë funksion ushtarak. Ky informacion u bë publik pas 5 muajsh. Të jesh kolonel i ushtrisë ruse dhe të kesh marrë pjesë në dy luftëra, do të thotë që të jesh pjesë e masakrave dhe që mund të kishte shumë informacion. Në vitin ’99 Rusia ka pasur një 11 shtator ku nga shpërthimet në dy pallate janë vrarë 300 banorë dhe mbi 1 mijë të tjerë u plagosën dhe autoritetet ruse e faturuan një gjë të tillë çeçenëve. Ato e quajtën më vonë atë ngjarje si 11 shtatori rus.
Më pas hetimet treguan se çeçenët nuk kishin lidhje por që kjo ishte një lojë e ushtrisë ruse. Por nuk dihet nëse ky person që ka humbur jetën në Shqipëri ka pasur apo jo informacione në lidhje me një ngjarje të tillë. Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me hetimet që janë bërë nga Rusia. Kjo ngjarje që ne po flasim mund të ketë pasur një qëllim për destabilizim që janë përpjekur që ta risjellin përmes turizmit në vendin tonë.
Qeveria shqiptare dhe institucione tona inteligjente kanë arritur ta menaxhojnë në një mënyrë të qetë të gjithë këtë ngjarje”, u shpreh Karamuço./abcnews.al