Egnatia ka zhvilluar një ndeshje spektakolare dhe ka mundur pastër 3-0 Vllazninë në Rrogozhinë.
Pritej që kjo ndeshje do ishte e vështirë për Vllazninë pas largimit të Tomas Brdariç. Egnatia dominoi gjithë pjesën e parë, me rrogozhinasit që shpërdoruan raste pafund.
Këmbëngulja shpërblehet dhe në minutën e 31 sulmuesi Pedro Augusto u dha avantazhin rrogozhinasve. U deshën rreth 5 minuta konsultim me VAR nga arbitri të konfirmohej goli. Egnatia shpërdoroi raste të shumta, kjo dhe për faj të gabimeve të shkodranëve në mbrojtje.
Në pjesën e dytë Vllaznia bëri disa zëvendësime dhe kishte 2-3 raste të mira, por portieri Puja ishte i saktë për të larguar rrezikun. Në momentin më të mirë të tyre Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, pasi Heriç u ndëshkua me karton të kuq.
Egnatia vulosi fitoren pas një kundërsulmi dhe ishte përsëri Pedro Augusto që shënoi golin e dytë. Por sulmuesi nuk kishte mbaruar aty pasi në minutën e 87’ ai shënoi golin e tretë personal.
Me këtë triumf Egnatia mbetet në vendin e 8 me 27 pikë të grumbulluara, ndërsa Vllaznia në vendin e 4 me 39 pikë.
EGNATIA-VLLAZNIA 3-0
31′, 78′, 87′ Augusto