I vetmi ilaç që ka përdorur gjithë jetën është aspirina dhe në këtë moshë ka vendosur edhe të vaksinohet.
Nënë, Zenepe Piri feston 111 vjetorin e lindjes.
Memorien e ka të fortë dhe na kujton se në rininë e saj për kurimin e veshkave ka përdorur vajin e gurit. I vetmi peng në jetën e saj është shkolla të cilën nuk mundi ta vazhdonte për shkak të dy luftrave botërore.
Nënë Zenepja jeton e vetme me një pension minimal dhe në kushte të veshtira, prandaj ajo ka dëshire të takojë kryeministrin.