Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni i ka shënuar Juventusit, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.
Beratasi ka përfituar nga një kundërsulm duke kaluar Cuadrado-n në dylyftim për ta shtyrë topin prapa shpinës së Sczezny.
Epik ishte festimi i tij si Cristiano Ronaldo, të cilin e ka përballë.
Ferencvaros ka kaluar në avantazh i pari në Torino ndaj Juventusit në sfidën e vlefshme për grupet e Champions League, por Cristiano Ronaldo barazoi në minutën e 35-të duke vendosur balancat.
Me rezultatin 1-1 u mbyll dhe pjesa e parë e këtij takimi. Juventusi arrti të fitonte vetëm në fund të takimit me nje gol të Morata në kohën shtesë.