Shqipëria barazoi 1-1 me Islandën, në ndeshjen e Nations League. Nuk mund të mos ishte i zhgënjyer Myrto Uzuni, sulmuesi i Kombëtares tonë.
“Nuk e kuptoj se çfarë është ky fat që po na ndjek në minutat e fundit. Duhej ta mbyllnim me një gol të dytë. Ky fat i keq po na ndjek, duhej të fitonim për Kombëtaren. Nuk ndihemi mirë nga vërshëllimat, tifozët kanë të drejtë”, tha ai.