Urdhër-arrestet e SPAK për Inceneratorët, Basha: Nuk mjaftojnë, përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë Rama dhe ministrat


Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale pas arrestimeve me urdhër të SPAK për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të dyshuar si të lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit.

Basha thekson se këto arrestime nuk mjaftojnë, pasi sipas tij, komisioni hetimor mbi inceneratorët “faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri”.

Postimi i Lulzim Basha

Arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar, por kjo nuk mjafton. Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri. Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie.