“Ulliri dhe vaji shqiptar mbetet pa shitur prej korrupsionit në qeverisje”, deputeti i PD i përgjigjet ministres: Me papërgjegjshmërinë bëri fajtor fermerët

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka akuzuar ministren e Bujqësisë, Frida Krifca për situatën ku ndodhet prodhimi dhe tregtimi vajit të ullirit.

Sula ka akuzuar qeverinë se ulliri dhe vaji shqiptar ka mbetur pa u shitur për shkak të korrupsionit në qeverisje dhe jo për shkak të mbiprodhimit, teksa ka shtuar se mos tregtimi vjen si pasojë e mungesës së vizionit.

Përmes një postimi në Facebook, Sula i është kundërpërgjigjur deklaratës së ministres Krifca se është fajtorja se fermerët vendas kanë mbjellë pa plan “ullinj, ndaj edhe vaji nuk po shitet dhe se kjo tregon papërgjegjshmëri”.

POSTIMI I PLOTË

🔴Ulliri dhe vaji shqiptar mbetet pa shitur prej korrupsionit ne qeverisje jo prej mbiprodhimit.

📍Kisha vendosur që në këte prag feste të ndërrimit të vitit të mos postoja për problemet në vend, por nuk mund të rri pa i thënë disa fjalë ministres se bujqesise.
Me papergjegjshmerine me te madhe doli dhe beri fajtor fermeret vendas, qytetaret se kane mbjell “pa plan” ullinj, ndaj edhe vaji nuk po shitet. Kete deklarat e ben vetem nje qeveritar i papergjegjshem dhe me vlersim zero per njerezit qe perfaqeson.
📍E verteta eshte se fermereve shqiptare u ka mbetur vaji ne shtepi, ndonese me super cilësi për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie dhe mungesës së vizionit. Znj. Ministre, të dashur qytetar që do lexoni këtë postim, do duhej që këtë vit por edhe më herët së pari që paratë që shpenzojnë nga buxheti i shtetit për karrige luksi nëpër zyra, për festa dhe zbukurime koti, ti përdorte për panaire në vendet e evropës për të prezantuar produktet shqiptar.
📍Jo shumë largë nga këtu, në Itali, kërkesa për vaj ulliri është shumë e lartë. Nëse qeveria jonë do ishte rrekur të mendonte sadopak për fermerët mund të ftonte disa biznesmenë italianë në shqipëri ti bënte një tur në Elbasan, Peqin, Belsh, Berat, Lushnje, Vlore dhe Sarandë dhe këtë fundvit familjet tuaja do ishin më të lumtura sepse do kishit shitur prodhimin. Por këtë gjë nuk e bëri qeveria. Nuk e bëri sepse interesi i tyre nuk janë qytetarët, por tenderat qindra miliona euro që sigurojnë edhe bakshishe për ta.
📍Ndërkohë ka pasur edhe ndonjë përpjekje nga vjet biznesmenët vendas që të lidhen me biznesmenë në Itali, por në dijenin time përpjekjet kanë dështuar për shkak përceptimit të tyre dhe vështirësive të hasura në fazat e para për shkak të korrupsionit në Shqipëri.
Këto janë arsyet e vërteta pse vaji shqiptar mbetet pa shitur e jo mbiprodhimi.