Është ulur lehtë kurba me shifrat e të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit. Nga të dhënat e raportuara nga ministria e Shëndetësisë, janë identifikuar 410 raste të reja me COVID-19, ndërsa për fat të keq 8 persona kanë humbur jetën.
Mësohet se viktimat janë; Një-65 vjeçar nga Kavaja, një 68-vjeçar nga Kurbini, dy 76-vjeçar nga Tirana, një 64-vjeçare dhe një 67-vjeçare nga Elbasani, një 74-vjeçar nga Kuçova si dhe një 80-vjeçar nga Fieri.