UEFA pranon gabimin e Taylor në Spanjë – Gjermani, ironizon Toni Kroos: A mund të them se jam Kampion Europe?

UEFA ka bërë prapakthehu duke pranuar gabimin e arbitrit Anthony Taylor gjatë çerekfinales së Spanjë – Gjermani. Arbitri anglez nuk akordoi penallti për “panzerat” në një rast kur Cucurella prek topin me dorë brenda zonës.

Gjatë kompeticionin në momentin kur kjo situatë ndodhi pati reagime të shumta në rrjet. Shumë adhurues futbolli sulmuan arbitrin në fjalë dhe UEFA-n, por këta të fundit kanë reaguar me vonesë, duke pranuar që vendimi i Taylor ka qenë i gabuar.

Pikërisht për këtë vonesë të UEFA-s ka reaguar legjenda e Gjermanisë, Toni Kroos që u pensionua nga futbolli menjëherë pas përfundimit të Euro 2024. Kroos thotë se tashmë kjo gjë qe qetësoi, teksa vazhdon ironinë duke thënë se ndoshta tani mund të quhet kampion Europe.

“Kjo gjë tani më qetësoi. A mund të them se jam Kampion Europe? Jo, nuk besoj”, ishin fjalët e ish-mesfushorit të njohur, Toni Kroos.