“UEFA NATIONS LEAGUE”/ SHQIPËRIA MUND BJELLORUSINË DHE I MERR KREUN

Kombëtarja shqiptare fiton përballë Bjellorusisë dhe merr kreun e grupit, në ndeshjen e vlefsme për “UEFA Nations League”.

Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme në “Arenën Kombëtare”, përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të kuqezinjve.

Golat për kuqezinjtë u shënuan nga: Çikalleshi (2) dhe Manaj.

Kjo fitore i dha kreun e “Grupit C” dhe duke kaluar zyrtarisht në “Ligën B”.

Tashmë Shqipëria do të luaj në Ligën B dhe gjithashtu në finalet e kualifikuesve për Kupën e Botës 2022.