Hysen Kadiu, Kryetari i ri i zgjedhur i PD ka reaguar për herë të parë pas fitores.
Përmes një mesazhi ai i ka falenderuar të gjithë demokratët për pjesmarrjen ne votime dhe mbështetjen e dhënë.
Kadiu thotë se kjo tregon që demokratët janë të bashkuar për të arritur drejt fitoreve.
Mesazhi i Hysen Kadiu:
Të dashur miq,
Ju falenderoj të gjithëve ju, antarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, të cilët shprehët vullnetin tuaj duke marrë pjesë në votimet për kreun e ri të Partisë Demokratike Kavajë.
Është e vërtetë që na kishin munguar pjesmarrjet në nivelet 97% të antarësisë që ndodhet brenda vendit dhe ky është një tregues shumë pozitiv se jemi më të bashkuar se kurrë dhe në një fillim shumë të mbarë në rrugëtimin plot sfida që kemi përpara.
Falenderoj çdo antarë të familjes sonë të madhe, të cilët besuan tek unë dhe vizioni im për Partinë Demokratike.
Ju garantoj se do të punoj çdo ditë për një parti dinjitoze, gjithëpërfshirëse, dhe për ta kthyer atë në alternativën e duhur dhe fituese për Kavajën tonë.
Jam falenderues ndaj punës së të gjithë komisionerëve për mbarvajtjen e rregullt të procesit dhe kandidatëve të tjerë, miqëve të mi Rudin Hylviu dhe Eris Xhihani për qytetarinë e treguar në garën e tyre dinjitoze.
Gjithashtu një falenderim zemre shkon për të rinjtë dhe të rejat, zonjat dhe zotërinjtë të cilët përgjatë këtij procesi qëndruan dhe punuan krah meje.
Ju jam përjetësisht mirënjohës për besimin tuaj! 🙏🏻✌️