Personi që shihni në foto është Çajup Selimi, i cili u qëllua sot për vdekje me armë zjarri në Tepelenë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit. Selimi, i cili kishte një biznes me materiale ndërtimi, u qëllua me armë zjarri, dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Kujtojmë se para disa vitesh 45-vjeçari ishte dhunuar nga disa persona me levë hekuri dheu godit me grushte duke i shkaktuar atij dëmtime. Ngjarja në fjalë ndodhi konkretisht në 13 korrik të 2018-ës.
Në atë kohë u tha se ngjarja ndodhi për shkak të konflikteve për konkurrencë në tregti. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë zyrtare nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë.