Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Tiranë ku një 43-vjear, R.S ka vrarë me armë zjarri kunatën M.S, 37 vjeç dhe më pas veten. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit.
“Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”, njofton policia.