U shpall kampion për herë të 19, Milani ngre lart trofeun e Serisë A


Milani ka fituar sot titullin e 19 kampion në Serinë A me një festë madhështore në “Mapei Stadium”. Kuqezinjtë ngritën lart trofeun pas suksesit 3-0 në fushën e Sasuolos në javën e fundit.


Pasi të gjithë protagonistët e sezonit morën medaljet e kampionit, i fundit në fushë hyri kapiteni Romanjoli të cilit iu dorëzua trofeu i pritur prej më shumë se një dekade nga kuqezinjtë.

Lojtarët dhe trajneri Pioli më pas më radhë ngritën lart trofeun, mes entuziazmit të tifozëve të cilët pushtuan përsëri fushën e lojës, për të festuar këtë titull që ktheu përsëri Milanin në majën e futbollit italian.