Një adoleshent i cili u deklarua i vdekur pasi u godit nga një fugon, u zgjua kur mjekët ishin gati të dhuronin organet e tij.
Familjarëve të pikëlluar iu komunikua se 18-vjeçari Lewis Roberts pësoi vdekje klinike katër ditë pas përplasjes. Në mediat e huaja shkruhet se Lewis pësoi dëmtime të mëdha në kokë pasi u përplas nga një furgon në qytetin e tij Leek dhe u dërgua në spital ku ai iu nënshtrua një operacioni urgjent.
“Katër ditë më vonë, mjekët i dhanë lajmin familjes sonë se fatkeqësisht nuk mund të bëhet asnjë gjë për të, pasi kishte pësuar një vdekje të trurit dhe ndërroi jetë. Pasi i thamë lamtumirën tonë Leëis, prindërit e tij ranë dakord me guxim që organet të dhuroheshin për të shpëtuar jetën e shtatë njerëzve të tjerë.
Ky diskutim i bleu Leëis kohë shtesë para se të fikeshe makina e tij që e mbante në jetë. Vetëm disa minuta para operacionit të Leëis, ai filloi të merrte frymë përsëri vetë. Një mrekulli që çdo familje mund të dëshironte pasi u tha që ai kishte shanse zero për të shpëtuar.
Pas kësaj Leëis ka vazhduar të përparojë. Ai ka filluar të reagojë ndaj testeve të dhimbjes, duke lëvizur gjymtyrët e tij vetë dhe gjithashtu duke lëvizur kokën nga njëra anë në tjetrën, duke shkelur sytë dhe gjithashtu duke lëvizur gojën. Çdo ditë, ky djalë po bëhet më i fortë .
Shumë njerëz kanë kërkuar të dërgojnë para për Lewis që do përdoren për kurimin e tij. Ne si familje falenderojmë të gjithë për ndihmën dhe mbështetjen që kanë marrë nga shumë njerëz dhe janë mirënjohës për lutjet e të gjithëve dhe urimet e mira për Leëis”, është shprehur një nga pjesëtarët e familjes së 18-vjeçarit.