Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Selim Veizi që u nda nga jeta ditën e sotme pasi ishte infektuar nga COVID-19.
Meta shkruan se kjo është një ditë e trishtë për qytetin e Kavajës që humbi një kryefamiljar model dhe nëpunës të përkushtuar të shtetit.
Ai e vlerëson Veizin për kontributin që ka dhënë për Kavajën që arriti ta udhëheqë si i pari kryebashkiak i zgjedhur mes vështirësish pas vendosjes së sistemit demokratik.
STATUSI NGA ILIR META
Në këtë ditë të trishtuar për familjen e Tij dhe qytetin e Kavajës, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për ndarjen jeta të z.Selim Veizi, kryefamiljarit model dhe nëpunësit të përkushtuar të shtetit, i cili udhëhoqi përmes vështirësish Bashkinë e Kavajës, si i pari Kryetari i zgjedhur i saj pas vendosjes së sistemit demokratik.
Nder, respekt dhe mirënjohje kontributit të Selim Veizit në shërbim të komunitetit kavajas dhe modernizimit të institucioneve shtetërore!
I paharruar kujtimi i Tij!
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3528879607158287