Pas lamtumirës me ekipin përfaqësues, Sokol Cikalleshi largohet edhe nga Konyaspor. Në mënyrë surprizë, klubi turk, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale bëri zyrtare largimin e Sokol Cikalleshit.
Sulmuesi shqiptar ishte kthyer në një personazh ikonë te Konyaspor duku u shndërruar në golashënuesin më të mirë të huaj në historinë e klubit. Cikalleshi zbarkoi te Konyaspor në vitin 2020, zhvilloi 111 ndeshje, realizoi 30 gola dhe dhuroi 11 assiste.
Cikalleshi del në treg si një lojtar i lirë, ndërsa pritet të vijojnë karrierën e tij në Iran, tek ekipi i Traktorit.
Pavarësisht se në moshën 34 vjeçare, Cikalleshi është në formë shumë të mirë fizike, gati për një aventurë të re./Bw