Alexander Pisarev është gjetur i vdekur në gjumë. Luftëtari rus i MMA-së dyshohet se është helmuar nga ushqimi, konkretisht nga një shalqi, pasi edhe bashkëshortja e tij është duke marrë ndihmën e specializuar në spital. Mediet ruse kanë bërë me dije se ai jetonte në Balashikha të Moskës me gruan dhe babain e tij, raporton “The Sun”.
Ka qenë vjehrri i luftëtarit, Igor Vladimirovich, ai që ka gjetur të vdekur djalin e tij. Rreth orës 16:00 të pasdites, ka kërkuar të birin për një shëtitje, por nuk i është përgjigjur në telefon. Kësisoj ka mbërritur në shtëpi, duke vërejtur çiftin që ishte në gjendje të rëndë.
Të dy janë transportuar menjëherë në spital, ku për fatin e keq Pisarev nuk ka mundur t’ia dalë. Ndërsa tanimë, bashkëshortja është jashtë rrezikut për jetën.