Kreu i PD, Sali Berisha komentoi këtë mbrëmje në lidhje me ngarkesën me substanca toksike në dy anije duke akuzuar Edi Ramën se falsifikon letrat sikur mbetjet e rrezikshme janë të një ndërmarrje private.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Pasi heshtën pothuajse10 ditë, pasi ndërsyen mjerot e tyre për të mashtruar shqiptarët se ato ishin mbetje të Kurumit dhe se Berisha e di se janë të Kurum, më në fund nxorrën kokën.
Ministria e Mjedisit mashtroi shqiptarët se ato mbetje vijnë nga furnaltat e Kurum. Shqipëria ka furrnalta hekuri, çeliku, kromi, por dhe furra alumini dhe metalesh të tjera. Por këto janë veprimtari legale, këto janë veprimtari të kontrolluara nga të gjitha anët.
Në këto furra shkrihet hekur, shkrihet krom, shkrihet çelik, alumin dhe të tjerë. Dhe këto furra në mënyrë transparente kanë procedurat ku i depozitojnë mbetjet e tyre, të rrezikshme, të parrezikshme, ku i eksportojnë, cili është destinacioni i tyre.
Kjo është një veprimtari dhjetëra vjeçare.
Por ministria e Mjedisit deklaroi dje, se mbetjet i ka eksportuar Kurumi. Sot kjo sipërmarrje e madhe me një aktivitet pothuajse 30 vjeçare në Elbasan, deklaroi se ato mbetje nuk kanë asnjë lidhje me uzinën e Kurumit.
Pra, ato mbetje thotë Kurumi, nuk kanë lidhje me uzinën, por dokumentacioni është plotësuar sikur janë të Kurumit. Shikoni pra çfarë qeverie, trafikante, falsifikatore e turpshme.
Shikoni se ç’bëjnë. Shikoni se ç’bën Edi Rama për bizneset e tij.
Të dashur miq!
Shikoni se çfarë bën Edi Rama me trafikun që bën me helme dhe toksina.
Merr emrin, falsifikon dokumente dhe i eksporton ato, sikur të jenë të një ndërmarrje private./ Droni.al