Shpëtim Duro është emëruar sot si trajneri i ri i Egnatias duke marrë vendin e lënë bosh nga Edlir Tetova. Trajneri ka dhënë sot një intervistë për “Sport News” në “News 24”, duke dhënë përshtypjet e tij për firmën me skuadrën rrogozhinase dhe çfarë pritet në këtë aventurë të re.
“Nuk ishte e vështirë të pranoja këtë ofertë. Ishte diçka e shpejtë. Siç është marrë vesh pas ndeshjes dje, është larguar trajneri. Unë kam patur një takim. Egnatia është një klub që dihet tashmë se çfarë skuadre ka Europa? Nuk ma kanë kërkuar, por objektivat i kanë paraqitur në fillim të kampionatit. Unë do bëj punën time, do jap maksimumin tim. Unë do jap gjithçka për të shpërblyer besimin e dhënë.
Një trajner është mirë ta fillojë punën nga fillimi. Trajneri jo gjithmonë shkon aty në momentin e duhur. Unë Laçin e kam marrë 2 herë në këto situata. Padyshim që ka lojtarë që i kam stërvitur unë. Është mirë kur ka një grup lojtarësh që i njeh”, theksoi Duro.