Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 38-vjeçarit Delon Troqe, në Vlorë. Mësohet se 38-vjeçari ishte i martuar dhe baba i një fëmije, ndërsa është ekzekutuar me breshëri plumbash në prani të vëllait të tij, te servisi i këtij të fundit.
Nga të dhënat e deritanishme, pista kryesore e hetimit dyshohet të jetë ndonjë konflikt që viktima mund të ketë pasur në Spanjë, pasi kishte pak ditë që ishte kthyer prej andej.
pamje nga makina e djegur në Vlorë, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët në krimin e rëndë.