Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi rrëzimin e 17-vjeçarit në Ksamil. Mësohet se K.K, ishte duke kryer punime hidraulike kur u rrëzua aksidentalisht nga një ndërtesë në Ksamil.
Më pas ai fillimit u dërgua në spitalin e Sarandës dhe prej andej në spitalin e Traumës.
NJOFTIMI NGA POLICIA E SHTETIT
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në spitalin e Sarandës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. K., 17 vjeç, i cili dyshohen se është rrëzuar aksidentalisht nga një ndërtese duke kryer punime hidraulike në Ksamil.
Shtetasi K. K., do të dergoht në spitalin e Traumës, për ndihmë mjeksore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.