U aksidentua dje në Lezhë, pas 24 orësh në koma, humb jetën 32-vjeçarja (Emri)

Ka ndërruar jetë Elisabeta Gjopalaj, 32-vjeçarja e cila u aksidentua ditën e djeshme në dalje të Lezhës, në superstradën Lezhë-Milot. Prej 24 orësh ajo ishte në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë.

VOTO ORLANDO RAKIPI

Si pasojë e aksidentit të rëndë, ajo kishte marrë shume dëmtime, çka i sollën asaj edhe vdekjen. Elizabeta Gjopalaj ishte punonjëse e protokollit në Bashkinë Lezhë.

Aksidenti, sipas policisë ndodhi në afërsi të rrugës së Shëngjinit ku mjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin K.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Elisabeta Gjopalaj dhe pasagjere D.Gj..

Drejtuesi i mjetit shtetasi K.S. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.