Përpara nisjes së Kampionatit Europian, Armand Duka u kujdes të propagandonte se institucioni që ai drejton kishte marrë të gjitha masat për t’i servirur Kombëtares shqiptare kushte dinjitoze.
Por ditën e djeshne u rrëzua e gjithë fasada që ai kishte ngritur duke turpëruar lojtarët e përfaqësueses shqiptare.
“Gazeta TemA” ka mësuar se gjatë kthimit të delegacionit të Kombëtares nga Gjermania për në Shqipëri, Armand Duka vendosi që i gjithë stafi i Kombëtares të kalonte tek sektori i pasagjerëve të thjeshtë, ndërsa ai vetë zgjodhi të kalonte tek “VIP Area”, veçmas të gjithëve.
Një gjest i turpshëm i Armand Dukës ndaj djemve dhe stafit kuq e zi që na përfaqësuan në mënyrë dinjitoze në “Euro2024”.