Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme.
Policia e qytetit bregdetar njofton se ndaj një automjeti tip “Audi” me të cilin udhëtonin dy efektivë policie është qëlluar me armë zjarri në lëvizje.
Fatmirësisht oficerët kanë shpëtuar pa lëndime nga sulmi me armë. Efektivët kanë qenë jashtë orarit të punës duke lëvizur me automjet privat.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volksëagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.