Një vrasje ka tronditur Tiranën këtë mbrëmje.
Mësohet se viktimë e një sulmi me armë ka mbetur 27-vjeçari Mehmet Qema.
Sipas bluve të Tiranës, i riu është plagosur me armë zjarri tip pistoletë dhe ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.
Ngjarja sapo ka ndodhur te lagjja “5 Maji”, ndërsa policia po punon për zbardhjen e saj dhe arrestimin e autorit/ve.
Kjo është vrasja e dytë e ndodhur sot, pas ekzekutimit në një të biznesmnit Bledar Birçaj, në qytetin e Vlorës. Kavaja.Net