Tritoli/ Për çfarë dyshohet ish-anëtari i bandës së Aldo Bares

 

Orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi eksplozivi ka shpërthyer në derën e një objekti në qytetin e Lushnje. Objekti në të cilin ka shpërthyer tritoli i përket Arjan Aliços, një person me precedent të theksuar kriminal, ndërsa njihet ndryshe edhe si një nga ish-anëtarët e bandës së Aldo Bares.

Lënda plasëse ishte vendosur në qepenin e dyqanit pranë banesës së Arian Aliços.

Nga shpërthimi është dëmtuar qepeni i dyqanit, ndërsa mësohet se kjo nuk është hera e parë që sulmohet objekti në pronësi të Aliços.

Kujtojmë se më 30 janar të vitit 2018 persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës.

Ndërkohë Arjan Alico sëbashku me të birin Xhulio Aliço janë të arrestuar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2016 ku akuzohen për plagosjen e rëndë të shtetasit Julian Sula.