Traineri i Egnatias flet pas humbjes me Tiranën, Ramadani: S’jemi të fundit, jam i kënaqur me futbollistët


Egnatia mori një humbje në Rrogozhinë me shifrat 0-3 përballë Tiranës. Në një intervistë për “Super Sport”, tekniku i rrogozhinasve, Zekerija Ramadani, shprehu zhgënjimin e tij për këtë rezultat.

Goli i pësuar në fillim? – Ne e filluam të penalizuar. Ai gol ndikoi shumë te gjendja jon ë psikologjike. Futbollistët dhanë maksimumin. Nuk jemi as të parët as të fundit që humbim nga Tirana. Ekipi më I mirë sot fitoi. Nuk kemi pse mërzitemi. Donim të merrnim të paktën një pik, por se arritëm.

Pas minutës së 3-të është ndryshe. Futbollistët ndikohen nga tifozët. Gjithsesi jam i kënaqur me futbollistët. Të paktën ta mbanim pjesën e parë pa gola. Na ndëshkuan nga goditja standarde. I uroj suksese Tiranës dhe mendoj se nuk jemi rival me ta.

U arratis Kastrioti? – Duhet të shpresojmë. Mendoj që as Skënderbeu nuk i ka humbur shpresat. Duhet të japim maksimumin që të mos e diskutojmë rënien dhe më pas të largohemi nga “playout”-i.

Pedro Augusto? – Pa i ulur vlerat e Maganit, por ekipi kur e ka Pedro Auguston, ekipi frymon ndryshe. Nëse ai do të ishte nuk do të shënonte, por pjesa tjetër e ekipit do të luante më mirë.