Tragjike/ Po mblidhte plehrat brenda kampit të muhaxhedinëve në Manëz, ndërron jetë babai i 4 fëmijëve

Një punonjës i pastrimit te plehrave ka ndërruar jetë tragjikisht, ndërsa ishte duke punuar brenda kampit të muhaxhedinëve në Manëz.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, ku 64-vjeçari Shaban Teni ka përfunduar brenda makinerisë së plehrave i copëtuar. Teni ishte prind i 4 fëmijëve dhe punonte me makinën e pastrimit në Sukth Manëz.

Gjatë kohës që gjendej brenda kampit të muhaxheidinëve është bllokuar makineria e shkarkimit të plehrave, dhe për këtë arsye ai ka shkuar ta vajisë. Gjatë punës dikush ka lëvizur levën çka ka bërë qe 64-vjeçari të tërhiqet nga makineria te përfundoje mes plehrave i pajetë.

Ndërkohë ende nuk ka një njoftim nga policia për këtë ngjarje të rëndë