Koronavirusi iu ka marrë jetën brenda pak ditësh doktorit Fatmir Karapici dhe bashkëshortes së tij, Profesoreshë në Fakultetin e Ekonomisë, Vjollca Karapici.
Lajmin tragjik për familjen e ka bërë të ditur e bija e çiftit të ndjerë, e cila ndan mesazhin e dhimbshëm në rrjetet sociale.
“Pas humbjes se babait tone te shtrenjte Dr. Fatmir Karapici para pak ditesh, e derrmuar njoftoj ndarjen nga jeta te mamase sone Prof. Vjollca Karapici”, shkruan vajza e tyre Amanda.
Mësohet se çifti ishin të infektuar me koronavirus, ndërsa nuk kanë mundur dot t’ia dalin në betejën për jetën, përballë virusit të rrezikshëm.
Homazhet në nderim të Prof.Dr Vjollca Karapicit do të zhvillohen nesër, ditën e diel, datë 14 mars, në orën 9:00 deri në 12:00. Në 12:00 varrimi në Tufinë.