Tragjike në Spille, i moshuari pësoi infarkt sapo hyri në det, ndërron jetë

Një i moshuar ka humbur jetën sot në plazhin e Spillesë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pasi një 66-vjeçar ka pësuar infarkt në momentin që ka hyrë në det.

Grupi hetimor është në vendngjarje.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në Spille, shtetasi M. H., rreth 66 vjeç, banues në Lekaj, Kavajë,
dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.