Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 20-vjeçar shqiptar është gjetur ditën e sotme i pajetë në një tokë bujqësore në Falciano del Massico.
Sipas mediave italiane, i riu shqitpar mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta, por pritet autopsia për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Edhe pse është njoftuar ambulanca, përsëri i riu nuk ka mundur të mbijetojë.
Ende nuk ka informacione për identitetin e tij, por mësohet se ai banonte në zonën e Sparanise.