Zbardhen identitetet e dy punonjësve të OSHEE-së që humbën jetën tragjikisht sot teksa ishin në detyrë, pasi mjeti i tyre ra në lumin Drino. Aksidenti ndodhi në fshatin Kordhocë.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Selfo Kallfën dhe Dini Isarajn.
Mësohet se mjeti i tyre ka rënë nga ura dhe ka përfunduar në lumë, dhe për pasojë rrjedha e ujit i ka marrë. Viktimat ishin duke shkuar për riparim në fushën përballë Lazaratit. Pritet që forcat RENEA dhe palombarët të nisin kërkimet për gjetjen e trupave të pajetë.