Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një fëmijë është mbytur në lumin Osum.
Policia njofton se është mbytur shtetasi N. P., 7 vjeç, teksa ka qenë duke u larë në këtë lumë.
Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.
Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.