Tragjike/ Makina del nga rruga, hyn në oborrin e banesës dhe përplas vajzën. E reja ndërron jetë në spital

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 23-vjeçare.

Rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.