Tirana është tronditur pasditen e sotme nga një krim i rëndë në familje. Sipas burimeve një person ka vrarë me armë zjarri vëllanë dhe kunatën e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë, pranë Rrugës së Kavajës.
Viktimë e plumbave ka mbetur Dritan Muskurti nga te shtënat u vra dhe Nora Muskurti, bashkëshortja e tij. Dyshohet se ka qenë vëllai që ka vrarë vëllain me armë dhe më pas kunatën.
Është identifikuar autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranës. Bëhet fjalë për Arsen Muskurti.
Burimet theksojnë se konflikti ka ndodhur për pronën, bëhet fjalë për një agjenci imobilare.
Konflikti për pronën ka qenë i hershëm, ndërsa sot një nga vëllezërit ka marrë vendimin ekstrem.
Ngjarja e rëndë ka nisur me sherr verbal në lokal. Pas konfliktit vëllai ka qëlluar me armë vëllain dhe kunatën e tij.
Policia e Tiranes ka dale ne nje njoftim per mediat per ngjarjen e rende qe ndodhi sot ne Tirane.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.