Tragjike/ Kamioni u bë copë, ky është i riu nga Kavaja që vdiq sot në aksidentin e frikshëm!

Armando Beu dhe Klajdi Kaja nuk do të shkojnë më nesër nga Kavaja dhe Lushnja për në Vlorë për të punuar. Fatkeqësisht sot ishte dita e fundit e jetës për ta. Ata u shuan në një aksident tragjik që ndodhi në Vlorë, në bypasin Orikum-Kaninë.

Beu 32 vjeç nga Kavaja dhe Kaja, 28 vjeç nga Lushnja, humbën jetën sot pasi u rrëzua kamioni ku gjendeshin.

Armandi drejtonte kamionin kurse Klajdi ndodhej bashkë me të në çastet fatale.

 NJOFTIMI

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më parë, ku në bypasin Orikum-Kaninë, është rrëzuar një kamion, sqarojmë se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit shtetasi A. B., 32 vjeç, banues në Kavajë dhe pasagjeri në kamion shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Lushnje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.